Sport
Rudiger kryen testet mjekësore te Real Madridi, së shpejti prezantimi
Demokracia
12:31 | 20 Qershor 2022

Share:

Antonio Rudiger ka kryer testet mjekësore te Real Madridi.

Mbrojtësi gjerman i është nënshtruar sot testeve mjekësore te klubi i ri, Real Madridi, shkruan Demokracia.com.

“Mbretërit” kanë publikuar disa pamje të momentit gjatë kryerjes së testeve mjekësore të reprezentuesit gjerman.

Pas testeve mjekësore, Rudiger do të prezantohet edhe zyrtarisht te klubi nga kryeqyteti spanjoll.

Në fillimin e muajit qershor, Real Madridi kishte njoftuar për arritjen e marrëveshjes me 29-vjeçarin, i cili së fundi ishte pjesë e Chelseat.

Ai me “Los Blancos” ka nënshkruar kontratë katërvjeçare./Demokracia.com/

 

Të ngjashme