Sport
Rudiger flet si lojtar i Real Madridit: Jam shumë i emocionuar, mezi pres të luaj për këtë klub të madh
Demokracia
15:30 | 02 Qershor 2022

Share:

Antonio Rudiger edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Real Madridit.

Los Blancos ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin gjerman i cili vije nga Chelsea me parametra zero, shkruan Demokracia.com.

Rudiger ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me 14 herë kampionët e Evropës.

29-vjeçari ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetet sociale duke shkruar fjalët e para si lojtar i “mbretërve”.

“Jam krenar të njoftoj se do të bashkohem me Real Madridin. Jam shumë i emocionuar për të gjitha sfidat përpara dhe mezi pres të luaj ndehsjet e mia të para për këtë klub të madh”, shkroi Rudiger në Twitter./Demokracia.com/

Të ngjashme