Sport
Rudi Garcia, trajner i Rrahmanit te Napoli
Demokracia
22:02 | 15 Qershor 2023

Share:

Rudi Garcia është trajneri i ri i Napolit. Kjo është bërë e ditur të enjten nga klubi kampion i Italisë. “Aurelio De Laurentiis është i lumtur të njoftojë që Rudi Garcia është zgjedhur trajneri i Napolit. Presidenti i dëshiron mirëseardhje dhe shumë fat”, thuhet në njoftimin e Napolit.

Garcia 59-vjeçar, është nga Franca. Së fundi ka drejtuar skuadrën Al Nassr në Arabi Saudite. Më herët ishte trajner i Lyonit, Marseillet, Romës, Lillet dhe disa skuadrave tjera franceze. Nga skuadra ku paraqitet Cristiano Ronaldo, Al Nassr, Garcia u shkarkua për mungesë të rezultateve.

Te Napoli, Garcia do të punojë me mbrojtësin e qendrës, Amir Rrahmani. Napolin drejt titullit e udhëhoqi Luciano Spalletti. Ai vendosi të largohet në fund të edicionit.

 

Të ngjashme