Trajneri portugez, Ruben Amorim ka zbuluar se Manchester Unitedi tani do të fokusohet plotësisht në fitimin e garës së dytë evropiane të klubeve, Ligës së Evropës.
“Djajtë e Kuq” janë në vendin e 14-të në Ligën Premier dhe ka gjasa të përfundojnë në gjysmën e fundit të tabelës këtë edicion.
Megjithatë, ekipi nga Old Trafford po ecën mirë në garat evropiane, pasi kanë kaluar tashmë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Nëse ata fitojnë Ligën e Evropës, do t’u garantohet një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Pas fitores ndaj Lyonit në çerekfinale, Amorim deklaroi se ky është synimi i ekipit tashmë, pasi do të fokusohen në garën evropiane.
“Ne me të vërtetë duhet të fokusohemi në Ligën e Evropës dhe ndonjëherë të rrezikojmë me fëmijë në Ligën Premier. Tifozët duhet të kuptojnë se ne duhet të fokusohemi në Ligën e Evropës”, ka thënë Amorim. /Telegrafi/