Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), seancën gjyqësore ku u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 4 vjet e gjysmë burgim Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, e ka transmetuar në kanalin e tretë, pra në RTK-3.
Pikërisht në momentin kur ka filluar seanca për shpalljen e aktvendimit për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, Radiotelevizioni i Kosovës ka vendosur që këtë seancë ta transmetojë në kanalin e tretë, pra në RTK3, kanal ky që nuk është tokësor dhe në këtë mënyrë jo të gjithë qytetarët patën mundësi të shohin se çfarë ndodhi në këtë seancë, raporton Demokracia.com.
RTK vendosi që vizitën dhe pritjen shtetërore që iu bë presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ta transmetojë me prioritet në kanalin e parë, RTK-1, kanal ky që është në rrjetin tokësor. /Demokracia.com/