Lajme
RTK transmeton drejtpërdrejt Kuvendin e GUXO, pjesëmarrës edhe familjarët e Vjosa Osmanit
Demokracia
17:42 | 07 Shtator 2022

Share:

Partia Guxo sot është duke e mbajtur Kuvendin e parë zgjedhor dhe konstituiv të organeve të partisë dhe statutit të saj.

Kjo ngjarje po përcillet drejtpërdrejt nga Radiotelevizioni Publik i Kosovës, shkruan Demokracia.com.

RTK nuk ka treguar nëse ky është një transmetim i sponsorizuar.

Në Kuvendin e kësaj partie po marrin pjesë edhe familjarët e presidentes Vjosa Osmani.

Zyrtarë të lartë të kësaj partie në fjalimet e tyre kanë folur kryesisht për punën e themelueses së kësaj partie, tash presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

 

Të ngjashme