Me leje të autoriteteve kosovare, drejtori i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka qëndruar në Kosovë.
Me rastin e Pashkëve Ortodokse, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, me leje të autoriteteve kosovare është lejuar që të vizitojë Kosovën.
Petkoviq i ka vizituar banorët serbë në fshatin Syriganë dhe Banjë të Skenderajt, raporton Demokracia.com.
Megjithatë, ajo që u vërejt gjatë edicionit qendror të lajmeve të RTK-së është raportimi shumë “miqësor” i mediumit publik, i cili vizitën e Pekoviqit e ka mbuluar sikur Petkoviq të ishte zyrtar kosovar, jo si drejtor i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Madje, Petkoviq në deklaratën e tij për RTK-në ka thënë se kanë ardhur në Kosovë që të japin mesazh paqeje.
“Ndihem mirë këtu në Banjë dhe Syriganë ku janë populli ynë, duke i bërë thirrje serbëve që të vazhdojnë të qëndrojnë këtu. Këtu kemi ardhur të sjellim porosi paqeje. Jemi këtu për të parë se çka mundet Serbia të ndihmojë në mënyrë që edhe populli ynë këtu të jetojë një jetë të dinjitetshme në shekullin 21”, deklaroi Petkoviq për RTK-në.
Siç raporton RTK, Petkoviq theksoi se në Kosovë ka ardhur që të përçojë edhe mesazhin e urimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Lajmin në lidhje me vizitën e Pekoviqit në Kosovë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme nga minuta e 10:20. /Demokracia.com/