Lajme
RTK: E dënojmë aktin e Nol Nushit të PSD, sigurimi mendoi se ishte i ftuar në emision
Demokracia
22:55 | 01 Shkurt 2023

Share:

Menaxhmenti i RTK-së e ka dënuar aktin protestues kreativ të aktivistit të PSD-së, Nol Nushi.

Të njëjtit kanë thënë se pa autorizim ka hyrë në studion e lajmeve të RTK-së, duke kaluar sigurimin, të cilët kanë menduar se i njëjti mund të ketë qenë i ftuar në emisionet e RTK-së.

“Akte të tilla janë të papranueshme dhe përçojnë mesazh të kundërt me vlerat që prezanton transmetuesi publik. RTK e respekton të drejtën e secilit për të shprehur kundërshti ndaj proceseve, por njëkohësisht kërkon që kjo të bëhet brenda suazave normale të protestës dhe jo të pengoj procesin e rregullt të punës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre, RTK ka hequr dyert e dyfishta “me idenë që të jetë më afër qytetarëve, por jo që kjo të keqpërdoret dhe të pengoj procesin e punës”.

Menaxhmenti reagoi pasi dy aktivistë të PSD-së hyn në studion e RTK-së, në fillim të edicionit të lajmeve qendrore, duke kundërshtuar emërimin e Rilind Gërvallës, aktivistit të VV-së, si drejtor të Radio Televizionit.

Të ngjashme