Lajme
Rryma mbyt punëtorin e KEDS-it nga Skenderaj
Demokracia
21:08 | 21 Korrik 2021

Share:

Një punëtor i KEDS-it nga Skenderaj ka mbetur i vdekur sot në vendin e punës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës, Bekim Jashari përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Demokracia.com.

Telegrami i plotë i ngushëllimit:

Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen në menyrë tragjike të shokut e mikut tim, Idriz Prekazi.

Si punëtor i vyer i KEDS-it, Idrizi sot brenda orarit zyrtar të punës, duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve, vdiq në menyrë tragjike pas një incidenti me energji elektrike.

Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e shok shembull për të gjithë.

Vdekja e tij tragjike është një goditje e madhe për të gjithë ne.

Në emrin tim personal dhe të komunës së Skenderajt, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Prekazi, kolegët e punës, shokët dhe të gjitha ata që kishin fatin ta njohin Idrizin.

U prehsh në paqe mik i dashur!

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/362304538595328

Të ngjashme