Në mungesë të prodhimit të mjaftueshëm, por edhe defekteve të mundshme që ndodhin në termocentrale, Kosova detyrohet të importojë rrymë gjatë dimrit. Shpeshherë kur importi është shumë i lartë aplikohen edhe reduktime. Por, nga ky vit pritet të shtohet edhe një sasi e vogël e rrymës nga prodhimi vendor, shkruan Demokracia.com.
Liqeni i Ujmanit, që njihet edhe si Liqeni i Gazivodës, është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Në këtë liqen ekziston edhe hidrocentrali. Rryma që po prodhohet nga penda atje po shkon në Bullgari, ngase kompania publike “Iber Lepenc” që menaxhon me liqenin ka lidhur një kontratë më një kompani private për shitjen e kësaj rryme për katër vite. Po të mos ishte kjo kontratë valide ose të prishej, Kosova do të kishte pak më shumë rrymë, sidomos gjatë dimrit.
Zyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE nuk ka dashur të tregojë se kur do të skadojë kjo kontratë më operatorin privat, e cila ka qenë e obligueshme të implementimet. Demokracia.com ka mësuar se kontrata skadon në fund të dhjetorit të këtij viti dhe më pas pritet të lidhet më KESCO-n për t’u përdorur për nevojat e konsumatorëve fundorë.
Deri sa Hidrocentrali i Ujmanit prodhon 32 MW vetëm gjatë një ore, për të shmangur reduktimet, Korporata Energjetike e Kosovës vitin e kaluar ka importuar nga Shqipëria në total 100 MW energji elektrike, për të bërë zëvendësimin e reduktimeve. Po ashtu, KESCO ka blerë energji deri në 600 euro MW/h, ose rreth 1 milion euro në ditë.
Me Liqenin e Ujmanit menaxhon kompania publike “Iber Lepenc”. Kjo kompani nuk ka treguar asnjëherë sa po kushton shitja për 1 MW tek kompania bullgare, por merret vesh se ajo po bëhet kundruall kontratës së nënshkruar në një çmim fiks prej 38.11 euro. Në tregun ndërkombëtar, çmimi i 1 MW po kushton 220 deri në 300 euro, çmim të cilin e ka blerë vetëm para ditësh KEDS /KESCO.
Bazuar në bilancin vjetor të energjisë elektrike për vitin 2022 të publikuar nga ZRRE, HC Ujmani është planifikuar që të prodhojë 94 GWh. Prodhimi i rrymës nga ky hidrocentral më i madh bëhet gjatë dimrit, pikërisht atëherë kur është nevoja më e madhe për rrymë në Kosovë.
Por, ky prodhon vetëm 6 orë në ditë dhe më tepër shërben si bateri, akumulues i energjisë.
Plani i prodhimit/plani i prodhimit të energjisë elektrike në termocentrale
Prodhimi vjetor i energjisë elektrike në TC planifikohet deri në vlerën e shfrytëzimit optimal të kapaciteteve prodhuese.
Energjia elektrike e dhënë në prag të transmetimit nga TC Kosova A dhe TC Kosova B planifikohet të jetë 5,540.1 GWh, ku:
TC Kosova A = 2,550.9 GWh, në prag të transmetimit;
TC Kosova B = 2,989.2 GWh, në prag të transmetimit;
1.3.2 Plani i prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet dhe burimet tjera të ripërtёritshme të energjisë elektrike (BRE);
Prodhimi vjetor i energjisë elektrike nga HC Ujmani dhe HC-Kaskada e Lumbardhit (KELKOS) (HC Lumbardhi 1, HC Lumbardhi 2, HC EGU Belaja dhe HC EGU Deçani), nga Parku i erës (Air-Energy) KITKA dhe SOËI KOSOVA (Selaci), të cilat janë të kyçura në rrjetin e transmetimit planifikohet:
HC Ujmani = 94 GWh
HC-Kaskada e Lumbardhit = 97.2 GWh
Parku i erës Kitka=92.9 GWh
Parku i erës Sowi Kosova (Selaci)=244.6 GWh
Prodhimi vjetor i energjisë elektrike nga hidrocentralet, burimet e energjisë nga era dhe nga panelet diellore, të kyçura në sistemin e shpërndarjes planifikohet të jetë 223 GWh.
Prodhimi i energjisë elektrike, i cili hyn në rrjetin e transmetimit të prodhuar nga TC Kosova A, TC Kosova B, HC Ujmani, HC-Kaskada e Lumbardhit, Parku i erës Kitka dhe Soëi Kosova (Selaci) për vitin 2023 është planifikuar të jetë 6,068.9 GWh.
Ndërsa, prodhimi nacional, duke përfshirë edhe HC, gjeneratorët me erë dhe me panele diellore tё kyçura nё shpёrndarje, planifikohet të jetë 6,291.9 GWh.
Prodhimi vjetor i energjisë elektrike nga HC Ujmani dhe HC-Kaskada e Lumbardhit (KELKOS) (HC Lumbardhi 1, HC Lumbardhi 2, HC EGU Belaja dhe HC EGU Deçani), nga Parku i erës (Air-Energy) KITKA dhe SOËI KOSOVA (Selaci), të cilat janë të kyçura në rrjetin e transmetimit planifikohet:
HC Ujmani = 94 GWh
HC-Kaskada e Lumbardhit = 97.2 GWh
Parku i erës Kitka=92.9 GWh
Parku i erës Soëi Kosova (Selaci)=244.6 GWh
Prodhimi vjetor i energjisë elektrike nga hidrocentralet, burimet e energjisë nga era dhe nga panelet diellore, të kyçura në sistemin e shpërndarjes planifikohet të jetë 223 GWh.
Prodhimi i energjisë elektrike, i cili hyn në rrjetin e transmetimit të prodhuar nga TC Kosova A, TC Kosova B, HC Ujmani, HC-Kaskada e Lumbardhit, Parku i erës Kitka dhe Sowi Kosova (Selaci) për vitin 2023 është planifikuar të jetë 6,068.9 GWh.
Ndërsa, prodhimi nacional, duke përfshirë edhe HC, gjeneratorët me erë dhe me panele diellore tё kyçura nё shpërndarje, planifikohet të jetë 6,291.9 GWh.
Nga ana tjtër, kërkesa e konsumit neto në Rrjetin e Shpërndarjes (amvisëria, ndriçimi publik, bizneset e vogla etj., të kyçura në nivelin e tensionit 35kV, 10kV dhe 0.4kV) është paraparë të jetë = 4,906.4 GWh. Siç shihet edhe në këtë vit, kërkesa është më e lartë se prodhimi. /Demokracia.com/