Lajme
Rrustemi thotë se vizita e shefit të tij në SHBA ishte produktive
Demokracia
12:05 | 30 Maj 2022

Share:

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi është deklaruar rreth vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Adnan Rrustemi thotë se vizita e shefit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë produktive.

Rrustemi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Albin Kurti në SHBA ka pasur mjaftë vizita, raporton Demokracia.com.

“Përkundrazi kjo vizitë ka qenë produktive edhe në përmbajtje edhe në takime. Kjo vizitë ka pas dy orientime, në njërën anë investime dhe në anën tjetër sigurinë. Zotëri Kurti ka pasur mjaft takime me ndërmarrës të ndryshëm në funksion të nxitjes së investitorëve të jashtëm në Kosovë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Në anën tjetër avancimit të segmentit të sigurisë ka takuar autoritetet përkatëse. Ka pasur zotëri Kurti takime me këshilltarin e sigurimit të zotit Biden. Edhe takime tjera zyrtar të DASH-it, sikurse ka pasur takime të shumta me kongresmen e senator të dy kampeve”, ka thënë Rrustemi. /Demokracia.com/

Të ngjashme