Lajme
Rrusta: Kisha e xhamia s’janë vende ku martohemi e fejohemi, është komuna
Demokracia
22:04 | 17 Mars 2022

Share:

Teutë Rrusta e PSD-së thotë se ajo çka nënkuptohet me ‘familje’ duhet të zgjerohet. Në emisionin Pressing në T7, ajo tha se martesa ndodh në komunë dhe jo në kishë apo xhami.

“Nëse e shohim historikun e familjes në përgjithësi, s’ka filluar së pari si bashkim i dy të dashuruarve, ka qenë bashkim i familjeve”, tha Rrusta.

“Ky romantizmi që sot i ndodh, ndodh familjes i ndodh sot familjes mirëpo mos të harrojmë që historiku i familjes për riprodhim, për skllavërim e kështu me radhë ka etapa të ndryshme të cilat nuk janë fare të lavdishme e në të cilat nuk mundem me u thirr”, shtoi ajo.

“Familja nuk duhet me u prish, familja duhet me u zgjeruar. Çka nënkuptojmë me familje duhet me u zgjeruar me pranuar forma të ndryshme të familjes, të realizimit të njerëzve, të dashurisë, të bashkimit. Kjo duhet me qenë princip pse dy njerëz bëhen bashkë”, tha Rrusta.

“Republika është për të gjithë. As kisha e as xhamia nuk janë bashkësi ku ne shkojmë dhe martohemi e fejohemi, është komuna ku shkojmë, është shteti”, theksoi ajo.

Të ngjashme