Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta ka treguar mënyrën se si do të punojë Kosova pas Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Rrusta ka kujtuar edhe deklaratën e Kurtit, kur thoshte se “dy shqiptarë më pak”.
“Rritja e nacionalizmit na numron vetëm si “dy shqiptarë më pak” ose më shumë. Kështu të paktën numron kryeministri. Kështu do të punojë Kosova e pas Asociacionit. Veç për kategorinë qytetarë nuk do të ketë vend.” – ka shkruar ajo ndër të tjera në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Skenat në veri e kanë ndërtuar një masë krahasuese aq të errër saqë çdo marrëveshje që i ikë atij skenari, në shikim të parë, duket e pranueshme? Logjikat konfliktuoze këso pamje e situata prodhojnë.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe punon po në këtë drejtim. Ruan konfliktin, por dëmi më i madh është mentalitetin që e prodhon ndarja, ne dhe ata. Tjetri si rrezik, si armik. Kjo është e kundërta e integrimit e bashkëpunimit.
Rritja e nacionalizmit na numron vetëm si “dy shqiptarë më pak” ose më shumë. Kështu të paktën numron kryeministri. Kështu do të punojë Kosova e pas Asociacionit. Veç për kategorinë qytetarë nuk do të ketë vend.