Sport
Rrugët si një fushë beteje: Shihni kaosin total dhe imazhet e tmerrshme nga rrugët e Francës pas trazirave mes tifozëve
Demokracia
09:40 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Një djal 14-vjeçar raportohet të ketë vdekur pas trazirave të shkaktuara nga tifozët francezë dhe atyre marokenë në Francë pas ndeshjes gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut, transmeton Demokracia.com.

Kualifikimi i Francës në finale të Botërorit të futbollit dhe fitorja ndaj Marokut me rezultat 2:0, ishte shkak i trazirave të mëdha në rrugët e Francës mes tifozëve francezë dhe atyre marokenë.

Gjegjësisht, gjatë kampionatit, tifozët marokenë krijuan një atmosferë të pabesueshme në mbarë botën, por pritshmëritë e tyre u rritën edhe gjatë Kupës së Botës.

Nga rreth 10,000 pjesëtarë policie, pothuajse 5,000 u vendosën vetëm në zonat përreth kryeqytetit francez.

Autoritetet ligjzbatuese njoftuan më herët se të gjithë tifozët mund të festojnë, por jo të bëjnë trazira.

Kështu, ata ndërtuan postblloqe dhe barrikada dhe përdorën bomba shokuese dhe gaz lotsjellës për t’u mbrojtur dhe për të rivendosur rendin kur nisën përleshjet.

Shikoni pamjet nga vendi i ngjarjes:

Të ngjashme