Lajme
Rrugët ende të pakalueshme në Brezovicë, bora mbulon edhe veturat (VIDEO)
Demokracia
14:23 | 16 Dhjetor 2023

Share:

Rrugët në Brezovicë po vazhdojnë të jenë ende të bllokuara si shkak i reshjeve të mëdha të borës.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se sasia e borës është e madhe ku plot makina janë të mbuluara nga bora.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit është mbyllur tërësisht.

Rrugët do të mbesin të mbyllura deri në pastrimin nga kompanitë përgjegjëse, ndërsa kushte për skijim nuk ka.

Të ngjashme