Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen gjatë të dielës së 2 prillit (sot), ku në këto zgjedhje janë në garë kandidatët, njëri nga Partia Demokratike e Socialistëve, Milo Gjukanoviq dhe tjetri nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Milatoviq.
Të drejtë vote kanë 542.154 qytetarë, që është numër i njëjtë i votuesve sikurse në rundin e parë parë.
Fitues në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale do të jetë kandidati që do të fitojë numrin më të madh të votave nga zgjedhësit. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet.
Shumë njohës të politikës mendojnë se fitorja e Millatoviq mund të ndryshojë rrugën e Malit të Zi dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian. Dhe të kemi një treshe – Vuçiq, Dodik, Milatoviq – të “botës serbe” dhe vartës të njeriut që Gjykata Ndërkombëtare Penale ka shpallur fletarrest për krime lufte, Vladimir Vladimirovich Putin.
Politologu kroat, Davor Gjenero dhe publicisti dhe gazetari nga Sarajeva, Senad Pecanin, në një bisedë për Dukagjinin disa ditë më parë, kanë analizuar se fitorja e Jakov Milatoviqit në Mal te Zi për president, mund të sjellë pasoja negative për sovranitetin e Malit të Zi, procesin dhe rrugën evropiane të vendit, dhe kështu duke e drejtuar karshi Serbisë dhe Rusisë.