Lajme
Rrugë në Shkup me emrin “Ukshin Hoti”
Demokracia
13:40 | 19 Maj 2022

Share:

Njëra prej rrugëve më të frekuentuara të Çarshisë së Shkupit, nga sot ka një emër të ri.

Me një ceremoni, ku u zbulua edhe pllaka, nga sot kjo rrugë do ta ketë emrin “Ukshin Hoti”.

Shpalosja e pllakës me emrin e tij, u bë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Çairit, Visar Ganiu dhe familjarë të Ukshin Hotit.

Më pas në Shkup u hap edhe ekspozita ,”Bëje ose Vdis!”, kushtuar jetës dhe veprës së Ukshin Hotit.

Veprimtari i njohur Hoti, vazhdon të mbetet edhe më tej i pagjetur, pasi ishte i burgosur nga regjimi serb në burgun e Dubravës.

Ai u mor nga gardianët serbë dhe nga ajo kohë, para 23 vjetësh, nuk duhet asgjë më për fatin e tij. /Rtk

Të ngjashme