Një rrugë në komunën e Novobërdës ka marrë emrin e boksierit shqiptar, Robin Haxhi Krasniqit.
Është vetë Krasniqi ai që ka zbuluar pllakatën që mban emrin e tij, shkruan Demokracia.com.
Krasniqi përmes llogarisë në Facebook ka ndarë disa fotografi në këtë rrugë.
Ai u shpreh i nderuar ndërsa ka falënderuar iniciatorët.
Postimi i plotë i Krasniqit (pa ndërhyrje):
Miq te dashur,
nga dita e djeshme, nje rruge ne Kosove do e mbaj emrin tim!
Ne lagje e re Kompleksi Allegro ne Novoberd.
Nje nder i madh per mua andaj dua te i falenderoj perzemersisht te gjithe iniciatoret e kesaj pune, dhe veqanerisht dy themeluesit kryesor te ksaj lagje Labinot Rexhen dhe Bekim Hallaqi! @labinotrexha_ @belle_tnt @beks_bb
Ju faleminderit
i juaji R. K. /Demokracia.com