Lajme
Rruga “Muharrem Fejza” mbyllet për katër ditë nga ora 8:00 deri në 18:00
Demokracia
15:07 | 15 Prill 2022

Share:

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Muharrem Fejza” do të jetë e mbyllur për katër për qarkullim.

Në njoftimin e komunës thuhet se kjo pjesë do të mbyllet për shkak zhvendosja e trafos së rrymës si dhe zgjerimi i rrugës në atë pjesë, përcjell Demokracia.com.

“Segmenti i rrugës me gjatësi L=145m prej kryqëzimit të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët “Venet Bajrami” dhe “Lotë Vaku”, deri te kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Vëllezërit Domaneku” në drejtim të lagjes “Mat”, do të mbyllet për qarkullim”, thueht në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, në të cilën janë duke u bërë zhvendosja e trafos së rrymës si dhe zgjerimi i rrugës në atë pjesë, ju njoftojmë se segmenti i rrugës me gjatësi L=145m prej kryqëzimit të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët “Venet Bajrami” dhe “Lotë Vaku”, deri te kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Vëllezërit Domaneku” në drejtim të lagjes “Mat”, do të mbyllet për qarkullim në datat 16,17,18 dhe 19 prill nga ora 8:00 deri në orën 18:00.

Bashkëngjitur gjeni situacionin e rrugës “Muharrem Fejza”/Demokracia.com/

Të ngjashme