Lajme
Rruga Kllokot-Gjilan do të mbyllet për 15 ditë, ministria jep detaje
Demokracia
15:21 | 18 Nëntor 2022

Share:

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka bërë të ditur se rruga Kllokot-Gjilan do të mbyllet pas tri ditësh dhe do të jetë e mbyllur për 15 ditë.

Shkaku i mbylljes janë punimet që do të bëhen.

Qarkullimi në këtë rrugë do të jetë i mbyllur për 15 ditë nga ora 07:00 deri në orën 18:00./demokracia.com

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë së për shkak të punimeve në rehabilitimin e një segmenti të rrugës Rajonale R221 Kllokot – Gjilan, gjegjësisht nga fshati Radivojcë, deri në fshatin Budrigë e Poshtme, do të mbyllet kjo pjesë e rrugës, nga data 21 nëntor 2022 dhe do të jetë i mbyllur për 15 ditë për qarkullim prej orës 07:00 deri në orën 18:00 e kësaj rruge.

Ju lutemi që gjatë kësaj kohe automjetet jo më të mëdha se 3.5 tonë, të shfrytëzojnë rrugën alternative, ndërsa banorët e vendbanimeve përgjatë këtij segmenti mund të shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugën ekzistues

Të ngjashme