Lajme
Rruga hapet, por ndalohet parkimi: Komuna del me njoftim pas rënies së çatisë së objektit
Demokracia
17:00 | 21 Janar 2024

Share:

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të dielën se janë hapur për qarkullim dy rrugë në lagjen “Arbëria”, pranë objektit të Komunës së re.

Në njoftimin e Komunës bëhet e ditur se ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të komunës dhe rreth saj.

Siç bëhet e ditur, po intervenohet në kulmin e objektit, rënia e të cilit i ka shkaktuar plagë të rënda një qytetareje të enjten.

“Rrugët ‘Radovan Zagoviq’ dhe ‘Nora e Hotit’ në lagjen ‘Arbëria’ janë hapur për qarkullim, por ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të Kryeqytetit dhe rreth saj. Aktualisht është duke u intervenuar në kulmin e këtij objekti”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme