Lajme
Vjosa Osmani citon Jusuf Gërvallën: Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira
Demokracia
23:42 | 17 Janar 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka cituar një thënie të veprimtarit të çështjes kombëtare Jusuf Gërvalla, në 39-vjetorin e vrasjes së tij së bashku me Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën në Gjermani.

Ajo ka shkruar në Facebook, se rruga e nderës asht ma e zorshmja, por më e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.

Postimi i plotë:

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”

-Jusuf Gërvalla-

Ndryshe, vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka janë vrarë më 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë.

Të ngjashme