Sport
Rrufeja goditi pistën, gara në MotoGP nisi me vonesë
Demokracia
12:39 | 21 Mars 2022

Share:

Kushtet e pafavorshme të motit bënë që fillimi i Çmimit të Madh të Indonezisë të MotoGP të vonohej pasi një Rrufeja goditi pistën.

Shiu i rrëmbyeshëm goditi Mandalika International Street Circuit para fillimit të garës të së dielës, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.

Uji i grumbulluar në pistën e garës i bëri kushtet shumë të rrezikshme që gara të vazhdonte në kohën e planifikuar në orën 7 të mëngjesit (koha e Mbretërisë së Bashkuar).

Por uji nuk ishte aq i rrezikshëm sa rrufeja e madhe që u kap duke goditur pistën.

Sidoqoftë, gara e MotoGP nisi një orë me vonesë për shkak të situatës së krijuar me shiun dhe rrufen.

Mëposhtë mund ta shikoni momentin kur rrufeja godet pistën. /Demokracia.com/

Të ngjashme