Një zjarr i madh ka nisur në një rafineri të naftës në Kubë të premten mbrëma, raporton BBC.
Mediumet shtetërore kubane kanë njoftuar se dhjetëra persona janë lënduar dhe se 17 zjarrfikës rezultojnë të zhdukur. Ministria e Shëndetësisë së Kubës në Twitter ka njoftuar se disa persona janë në gjendje të rëndë.