Lajme
Rrufeja godet një person në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK
Demokracia
23:07 | 05 Korrik 2022

Share:

Një person në fshatin Fortesë të Rahovecit, sot është goditur nga rrufeja.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se fillimisht personi është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec, por për shkak të gjendjes së rëndë ai është transportuar drejt QKUK-së në Prishtinë.

“Sot rreth orës 19:00 Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se një person i moshës madhore ishte goditur nga rrufeja. Policia i është përgjigjur rastit. Viktima mashkull i moshës madhore nga familjarët është dërguar në QKMF-Rahovec, nga ku është dërguar pastaj në Spitalin Rajonal të Gjakovës, mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Rasti është duke vazhduar me hetime”, ka treguar Elezaj përDemokracia.com.

Raportohet se personi është goditur nga rrufeja përderisa ka qenë duke u marrë me punë bujqësore në pronat e tij.

Kujtojmë gjatë muajve të fundit si pasojë e shkarkimeve të rrufeve edhe dy persona tjerë kanë humbur jetën.

IKSHPK gjatë një apeli të mëparshëm ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë kohës që ka reshje atmosferike me bubullima. /Demokracia.com/

Të ngjashme