Sëmundjet e zemrës apo kardiovaskulare janë prej më tinzareve dhe të frikshmeve, për shkak se ato mund të kalojnë një kohë të gjatë pa dhënë simptoma.
Në mënyrë që të parandalojmë sëmundje si infrakti, ataku apo ishemia, duhet të kujdesemi për zemrën dhe trurin, transmeton Demokracia.com
Përtej besimit se këto sëmundjet vijnë pa paralajmëruar, mjekët thonë se trupi lëshon vazhdimisht sinjale.
Sidomos kur vuani nga ndonjë problem me zemrën apo arteriet, thjesht duhet të dini t’i kuptoni ato në kohë.
Sipas një studimi të fundit të prezantuar në Kongresin e Kardiologjisë në Monako, sëmundjet kardiovaskulare japin shenja të hershme.
Këtu futen edhe rrudhat që ju shkaktohen në ballë, pavarësisht atyre që shkaktohen me kalimin e moshës.
Mjekët thonë se ka dy lloje rrudhash, pra ato të moshës që janë normale deri në momentin kur fillojnë e bëhen më të thella që është dhe lloji i dytë.
Sa më të thella të jenë rrudhat e ballit aq më i madh është rreziku i prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
Për të arritur në këtë përfundim, mjekët morën nën studim 3.200 të rritur ndërmjet moshave 32, 42,52 dhe 62 vjeç.
Këtyre personave iu mat fillimisht thellësia e rrudhave të ballit, të cilat në masën 2-3 konsideroheshin si rrudha të thella.
Ky grup u ndoq nga mjekët për 20 vite rresht me analiza periodike të shëndetit të zemrës dhe organizmit.
Në përfundim të këtij studimi u pa se, personat të cilët fillimisht kishin pasur një numër më të lartë të rrudhave dhe thellësisë së tyre, rreziku i dëmtimeve në zemër ishte 10 herë më i lartë.
Gjithashtu numri i vdekjeve ishte më i madh ndër këta persona.
Përse ndodh kjo?
Sipas mjekëve rrudhat e thella të ballin janë tregues të kolesterolit të lartë në gjak dhe hipertensionit.
Kolesteroli i keq në gjak mund të çojë në sëmundje si arteroskleroza apo bllokim arteriesh, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës.
Këto rrudha kur janë shumë të thella, janë shenja e parë e dëmtimit të edhe të enëve të gjakut.
Kjo pasi tregojnë që ato kanë nisur të bllokohen dhe plaken para kohe.
Ekspertët këshillojnë që të kujdeseni gjithnjë për të mbajtur nivelin e duhur të kolesterolit në gjak.
Në këtë mënyrë do të mbani larg rreziqe të ndryshme që mund të vijnë prej tij.
Mundohuni të limitoni yndyrnat e këqija nga dieta juaj e përditshme.