Lajme
Rrotullohet vetura në Prizren: Policia jep detaje për Demokracia.com
Demokracia
15:16 | 14 Shkurt 2021

Share:

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në Prizren.

Lajmi për Demokracia.com është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë në këtë komunë, Shaban Osmanollaj.

Ai ka bërë të ditur se vetaksidenti ka ndodhur si shkak i pakujdesisë, ku më pas automjeti është rrotulluar.

“Rreth orës 13:40, në rrugën tranzite ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të lehta por janë jashtë rrezikut për jetë. Automjeti është rrokullis për shkak të pakujdesisë”, tha Osmanollaj.

Ndryshe, ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur reshje të mëdha bore, me ç’rast qarkullimi në komunikacion është vështirësuar./Demokracia.com/

 

Të ngjashme