Lajme
Rrotullohet vetura e Policisë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre policë
Demokracia
22:22 | 27 Prill 2022

Share:

Tre policë kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë konkretisht në fshatin Stanovc, raporton Demokracia.com.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident me lëndime, i ndodhur  rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e  përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai.

Zahiti ka treguar se kanë filluar hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë ai.

Të ngjashme