Lajme
Rron Gjinovci pranon se dikur hëngri çokollatë nga vëllai i asamblistes së VV-së që u bë rektor i UPZ-së
Demokracia
18:25 | 23 Maj 2023

Share:

Lëvizja Vetëvendosje është duke e vazhduar avazin e punësimeve të familjarëve të zyrtarëve të saj dhe kapjen e institucioneve publike. Së fundmi, një rast i tillë ka ndodhur në Universitetin “Ukshin Hoti”, në Prizren.

Mentor Alishani, vëllai i asamblistes së zellshme të Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prizrenit, Dafina F. Alishani, është rehatuar në krye të Universitetit “Ukshin Hoti”. Alishani është zgjedhur rektor i këtij universiteti, shkruan Demokracia.com.

E që ka njohje me të e ka konfirmuar edhe mbështetësi i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci. Ai ka treguar madje se ka ngrënë edhe çokollata me rektorin e ri.

“Mentor Alishanin, rektorin e sapozgjedhun të Universitetit të Prizrenit e kam taku për herë të parë në zyrën e ORCA-s kur kishte ardhë për me trokitë në derën e fundit për me u anku lidhur me avancimin e tij nga pozita e asistentit në atë të profesorit. Si një djalë i ri që sapo kishte përfundu doktoraturën në Zvicërr, ai nuk kishte lidhje në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në UP e si rrjedhojë ndonëse ishte kandiati ma i mirë, me doktoraturë të përfundume jasht, me punime të mjaftushme, ai nuk ishte rekomandu për avancim. Më pat befasu sa modest ishte ky djalë kaq i suksesshëm. Pa asnjë hezitim përdorëm gjithë presionin pozitiv që Mentor Alishani me u vlerësu sipas meritave dhe kjo pati nodhë. Ai u zgjodh profesor asistent përkundër praktikave të deriatëhershme që po nuk e pate rekomandimin nga Fakulteti, nuk zgjidheshe. Ai e pati mbështetjen tonë. Dhe lajmin për këtë e kishte marrë gjatë një udhëtimi në një aeroport të Evropës. Këtë detaj e mbaj mend se na e pat pru një çokolladë në momentin e marrjes së myzhdes të bleme në atë aeroport.”, ka shkruar ai.

Gjinovci ka thënë se lajmin për emërimin e tij e ka dëgjuar në aeroport dhe nuk i ka blerë çokollatë, por ja ka dhënë një porosi.

“Tash Mentor Alishani u zgjodh rektor i Universitetit të Prizrenit, dhe unë ndodhesha në aeroport kur e mora vesh. Unë nuk i bleva çokolladë, por e thirra në telefon e i thash “kujdes se po nuk punove mirë na të kundërshtojmë, bile edhe ma ashpër se këta të tjerët, se prej teje kemi pritje të nalta”. Në fakt kjo është dhurata ma e mirë, me të ndejt gati me kritikë konstruktive për mos me të lanë me ra në gabime. Shpresoj që gjithë mandati i tij ka me qenë kështu. Uroj të jetë ashtu!”, ka shkruar ai.

Gjinovci i ka thurur lavde rektori të ri dhe i ka ofruar mbështetje.

“Po kthehna edhe niher në të kalumën. Përgjatë viteve, edhe kur me qenë prezent në evente të ORCA-s ishte e padëshirushme nga menaxhmentet e UP-së, Mentor Alishani nuk mungonte. Ishte i pranishëm, na uronte për sukseset dhe na lavdëronte për arritjet. Sot atë po mundohen me e reduktu në vëlla të asambleistes së VV-së e si njeri të VV-së, por muj me thanë me plot gojë, Mentori është shumë ma shumë se vëlla i dikujt a pjesëtar i diçkaje. Është shkencëtar i ri premtus, e njeri i ndershëm. Na do ta mbështesim derisa të na vërtetohet e kundërta. Urime!”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE:

Vazhdon kapja| Vëllai i asamblistes së LVV-së zgjidhet rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”

Të ngjashme