Lajme
Rron Gjinovci me organizatën e tij që mbikëqyrin UP-në nuk dijnë ta shkruajnë fjalën ‘gjysmë’
Demokracia
21:56 | 17 Shkurt 2023

Share:

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), e cila udhëhiqet nga Rron Gjinovci në përvjetorin e 53-të Universitetit të Prishtinës ia huqin duke mos ditur që të shkruajnë fjalën gjysmë.

Gjatë një aktiviteti të mbajtur një ditë më parë nga ORCA shkruhej fjalia “Gjysëm shekulli Universitet” në vend që të ishte “Gjysmë shekulli Universitet”.

Fjala “gjysëm” nuk ekziston në fjalorin e gjuhës shqipe.

Në këtë aktivitet kjo organizatë ka treguar problemet që sipas tyre, përballet Universitetit i Prishtinës.

Postimi i plotë i ORCA-s:

VAZHDIMI I PËRPJEKJES 53 VJEÇARE PËR UNIVERSITET

Gjashtë vite më parë disa organizata të shoqërisë civile me fokus sferën e Arsimit të Lartë në Kosovë themeluan Koalicionin për Integritet dhe Transparencë në Universiteti – KITU. Vit pas viti, përmes hulumtimeve sistematike, monitorim të punës së Institucioneve të Arsimit të Lartë, e aktiviteteve avokuese, këto organizata kishin arritur ta shpërfaqnin gjendjen e universiteteve publike në vend dhe të inicionin ndryshime domethënëse në këtë sferë.

Në vitin 2017 mosjustifikimi i titujve akademik në Universitetin e Prishtinës kapte 72% të profesorëve, ndërsa në vitin 2021 ka rënë në 31%. Nga 1320 punime shkencore në UP sa ishin në vitin 2017 u rritën në 2703 në vitin 2021. Për më tepër punimet pas vitit 2017 shënojnë 55% të totalit të punimeve në kuadër të universitetit që datojnë nga punimi i parë i botuar më 1988.

Nga viti 2017 brenda UP-së u konfirmuan 6 plagjiatura nga vet institucioni dhe u shpallën 7 plagjiatorë zyrtarisht. Nga abuzimet enorme përmes mbinormave (orëve shtesë të profesorëve) pati reduktim sistematik të tyre si reagim ndaj kritikave, rrjedhimisht në 1.047.348 mijë Euro të kursyera nga financat publike.

U shpërfaq politizimi i skajshëm i UP-së, pazaret me tema të diplomave, dallaveret e kryera nga kolegjet private, gjendja e bibliotekave e perceptimi i studentëve mbi gjendjen në universitet. Të gjitha këto së bashku me historikun e Universitetit të Prishtinës, u përmblodhën në dokumentarin e përgatitur nga KITU për nder të 53 vjetorit të këtij institucioni.

Dokumentari së bashku me raportin përmbledhës të punës së KITU-së do të jenë të qasshëm për publikun në ditët në vijim.

Përpjekja vazhdon!

Të ngjashme