Lajme
Rron Gjinovci ironizon me shtesat e Qeverisë| “Albin Kurti: Hajde krejtve ka ni gurabi”
Demokracia
14:46 | 12 Prill 2022

Share:

Analisti Rron Gjinovci e ka kritikuar me ironi Qeverinë për pakon e re të cilën e prezantoi sot kryeministri Albin Kurti.

Qeveria do t’i shpërndajë nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët.

“12 prill 2022 – Albin Kurti: hajde krejtve ka ni gurabi”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar sot Pakon e re të ndihmave, në një konferencë për media. Ai ka thënë se për muajin prill do ta dyfishojnë vlerën e asistencës sociale. Pra, për këtë muaj, pensionistëve do t’iu shtohen nga 100 euro shtesë.

Nga 100 euro do t’iu ndahen edhe punëtorëve të sektorit privat e edhe atyre të sektorit publik.

Me nga 100 euro do të mbështeten edhe studentët.

Vlera totale e kësaj pakoje është mbi 100 milionë euro dhe, sipas Kurtit, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetar./Demokracia.com/

 

Të ngjashme