Dy persona kane pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të enjten në vendin e quajtur Qafa e Duhlës në Suharekë.
Policia e Kosovës njoftoi se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 15:55, ku ngasësi s’iu ka përshtatur kushteve të rrugës, duke bërë që të humbasë kontrollin dhe veturën, me ç’rast automjeti është rrokullisur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Njësisë së Trafikut Rajonal dhe Emergjenca.
“Sot më datë 29.05.2025 rreth orës 15:55, Policia ka marre informatë për një vetaksident në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhles’ në Suharekë. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit nuk ia ka përshtatur ngasjen kushteve të rrugës dhe si pasojë ka humbur kontrollin mbi automjetin, automjeti është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme material dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore”.