Lajme
Rrokulliset një veturë në Kamenicë, lëndohen tre persona
Demokracia
10:09 | 21 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Tre persona janë lënduar si pasi që një veturë është rrokullisur në fshatin Rogaqicë të Kamenicës.

Në raportin e policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, përcjell Demokracia.com.

“Fsh Rogaqicë, Kamenicë, 20.03.2022-23:00 Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë (pasagjer në veturë)”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar./Demokracia.com/

Të ngjashme