Lajme
Rrokulliset automjeti i zjarrfikësve të Vitisë, lëndohen dy zjarrfikës
Demokracia
18:26 | 09 Shtator 2021

Share:

Një automjet i zjarrfikësve të Vitisë është rrokullisur në Kllokot dhe si pasojë janë lënduar dy zjarrfikës.

Rastin për Demokracia.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojme se rreth 17:10 ne Kllokot , ne udhekryqin e rruges Kllokot me rrugen per Viti , ka ndodhur nje vet-aksident rrugor,  ku eshte rrokullisur automjeti i Zjarrfikseve te Vitise, me ç’rast dy zjarrfikesit kane pësuar lendime trupore, te njejtit jane transportuar ne Emergjencen e Spitalit ne Gjilan dhe sipas se raportimit mjekesor nuk jane rrezik per jete”, tha Hashani./Demokracia.com./

Të ngjashme