Lajme
Rrokulliset autobusi në Leipzig të Gjermanisë, pesë të vdekur
Demokracia
13:50 | 27 Mars 2024

Share:

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e rrokullisjes së një autobusi në një autostradë pranë qytetit gjerman të Leipzigut.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën A9 dhe është mbyllur në të dy drejtimet.

Pati “viktima të shumta”, shtoi policia, shkruan Skyneës.

Autobusi u përmbys në autostradën e frekuentuar që lidh Berlinin me Mynihun, edhe pse “rrethanat e sakta të aksidentit nuk dihen ende”, tha Flixbus, operatori i automjetit.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe helikopterët e shpëtimit dhe ambulanca.

Rreth 53 pasagjerë dhe dy shoferë ishin në bordin e autobusit që po udhëtonte nga Berlini në Cyrih.

Të ngjashme