Lajme
Rrogozhina rivoton kryebashkiakun, në garë sërish Memolla e Hoxha
Demokracia
08:20 | 23 Korrik 2023

Share:

Qytetarët e Rrogozhinës do t’i drejtohen këtë të diel kutive të votimit për të rizgjedhur kryetarin e Bashkisë.

32 mijë qytetarë do t’u drejtohen qendrave të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes.

Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës u vendos se do të ripërsëriten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 Majit u shpall i pavlefshëm. Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve u bë kutia e burgut dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100.

Ndryshe nga 14 maji, të burgosurit nuk do lejohen të votojnë për shkak të afateve kohore.

Kandidatët janë po të njëjtët, Edison Memollaj nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga “Bashkë Fitojmë”. /tch

Të ngjashme