ShowBiz
Rrogat e para ia dorëzonin nënës, Luana dhe Marina Vjollca zbulojnë arsyen
Demokracia
19:26 | 19 Mars 2022

Share:

Marina dhe Luana Vjollca janë dy nga moderatoret më të suksesshme të ekranit shqiptar. Motrat kanë kujtuar së fundmi fillimet e karrierës së tyre. Madje, kanë zbuluar se rrogat e para i’a kanë dhënë mamasë së tyre dhe për këtë kishin një arsye.

“Ne e dorezonim rrogen që të dyja në shtëpi, e mernim të dyja njëkohësisht dhe ia jepnin mamit, e cila na jepte vetëm 10 mijë lek që ne të mos ndiheshim të pavarura, ‘Që mos iu marrë koka erë’”, na thoshte mami”, u shprehën moderatoret në “Ëndërrtjerrësit”.

Sa i përket jetës private, Marina prej disa muajsh është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Marget. Ndërsa, Luana thuhet se po vazhdon lidhjen disavjeçare me biznesmenin Krenar Cocaj.

Të ngjashme
ShowBiz • 21 Prill 2025