Lajme
Rrjetet sociale “vlojnë” nga lajmet e rreme serbe
Demokracia
20:49 | 07 Tetor 2023

Share:

Rrjetet sociale po shfrytëzohen mjaftë shumë nga profile në gjuhën serbe për të shpërndarë informacione të rreme rreth sulmit terrorist kundër Kosovës. Aty po proklamohet kinse ngjarjen në Banjskë e ka bërë shteti i Kosovës. Gjithsesi, sipas ekspertëve të fushës në këtë rast Kosova ia ka dalë që e vërteta të marrë hov edhe ndërkombëtar

“Pas një serie të gjatë terrori kundër serbëve në Kosovë, serbët po e mbrojnë vetën”

“Vuqici shpallë pushtimin”

“Policia e Serbisë arreston forcat speciale të shtetit të rrem të Kosovës”

Krejt kjo përmbajtje është shpërndarë lirshëm në rrjete sociale duke e shtrembëruar totalisht ngjarjen e sulmit terrorist serb kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ato janë faqe dhe persona që videot i publikojnë kryesisht në gjuhën serbe.

Por në rastin e Banjskës audiencës së tyre u janë drejtuar edhe në gjuhën angleze.

E, pikërisht këtë dukuri e kanë vërejtur edhe ata që merren me verifikimin e lajmeve të publikuara.

Ky narracion tashmë është bërë i zakonshëm sipas platformës “Hibrid”, që është projekt për luftimin e dezinformimit.

“Për ngjarjet në veri ka pas shumë dezinformata dhe lajme të rreme prej anës së tyre saqë janë mundu me ndryshu të gjithë ngjarjen, duke i paraqitur edhe shqiptarët si terrorist e pikërisht këto narrativa janë të zakonshme në Serbi të cilat i trajtomë edhe në baza ditore”, ka thënë Bardh Dema.

Në ndërkohë, profesori i komunikimit po thotë se në këtë rast, institucionet e vendit e kanë çuar mesazhin e duhur tek audienca ndërkombëtare.

Njëra ndër rastet që përmend Alban Zeneli është shpërndarja e pamjeve në mediume ndërkombëtare ku shihen terroristët serbë duke ikur maleve.

“Institucionet tona kanë ofru fakte, dëshmi nga vendi i ngjarjes dhe kjo normalisht ka qenë shembull I mirë i përdorimit të medias dhe shpejtësisë së publikimit nga ana e institucioneve si dy nga komponentët për me ndërtu një narrativë për ngjarjen që ka ndodhë në Banjskë”, ka thënë Zeneli.

Pos në rrjete sociale, tendencë për të ndryshuar narrativen e ngjarjes kanë pasur edhe institucionalistët serb.

Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë kishte thënë që video ku shihet Milan Radojciq në Banjskë është e vjetër dhe e xhiruar dimrit./Dukagjini

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024