Në orët e hershme të mëngjesit është raportuar se ka shqetësime që në qytetin ukrainas, Sumy ka rrjedhje të amoniakut në një central kimik.
Guvernatori rajonal, Dmytro Zhyvytskyy, ka thënë se rrjedhja është shkaktuar nga bombardimet ruse dhe se banorëve në afërsi u është thënë të largohen nga vendbanimet e tyre.
Megjithatë, ai ka thënë se autoritetet kanë arritur të ndalin amoniakun pas dy orëve.
“Ekipet e emergjencës janë duke punuar për të ndalur amoniakun. Nuk ka kërcënim për popullsinë”, ka thënë ai në Telegram./REL