Lajme
Rrjedh videoja nga Çernobili: Rusët po hapin llogore në tokë radioaktive
Demokracia
19:10 | 19 Prill 2022

Share:

Një video e re e publikuar nga Next TV në Twitter tregon një kamp të braktisur në Çernobil dhe siç pretendojnë ata, rusët po hapin sërish llogore atje.

“Rusët po gërmojnë llogore të reja në tokën radioaktive”, thuhet në video.

Ju kujtojmë, kjo nuk është videoja e parë e llogoreve në Çernobil. Rreth dhjetë ditë më parë, ushtria ukrainase shpërndau një video të supozuar që tregon llogore dhe gjurmë tankesh në Pyllin e Kuq, një nga vendet më radioaktive në Tokë, transmeton Demokracia.com.

Vendi mori emrin Pylli i Kuq kur dhjetëra kilometra katrorë pisha u kthyen në të kuqe pasi thithën rrezatim pas shpërthimit të vitit 1986, një nga fatkeqësitë më të mëdha bërthamore në botë. Pylli i Kuq konsiderohet aq i kontaminuar saqë as punëtorët e centralit bërthamor nuk lejohen të shkojnë atje.

Dhe në fund të marsit, një punonjës i agjencisë së menaxhimit të Ukrainës, e ashtuquajtura Zona e përjashtimit, si ajo në Çernobil, raportoi se disa ushtarë u transportuan në një institucion special mjekësor me sëmundje akute nga rrezatimi. Punëtorët thanë se autokolona ruse kaloi nëpër atë zonë. “Kolona ngriti një shtëllung të madhe pluhuri. Shumë sensorë të sigurisë nga rrezatimi kanë treguar se niveli është tejkaluar”, tha një punëtor në atë kohë.

Megjithëse rusët pushtuan Çernobilin shumë shpejt pasi filloi pushtimi më 24 shkurt, punëtorët ukrainas vazhduan të monitoronin rezervuarët e karburantit të shpenzuar dhe mbetjet e një reaktori që shpërtheu në vitin 1986. /Demokracia.com/

Të ngjashme