Lajme
Rrjedh videoja e ushtarëve të rinj rusë duke shkuar në front: ‘Na hodhën në b***’, na dhanë kallashnikov të vitit 1947
Demokracia
14:29 | 31 Mars 2022

Share:

Në rrjetet sociale është publikuar një video e bisedës së ushtarëve të rinj rusë në të cilën ata ankohen se u kanë dhënë pushkë të vjetra, transmeton gazeta britanike.

Ushtarët e rinj me helmeta të mëdha që tundin kallashnikovët ankohen me njëri-tjetrin se “i hodhën në b**”. “Duhet ta dini të vërtetën! Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka asnjë ide për ne dhe çfarë po bëjmë këtu. Na hodhën në b**”, thotë njëri, përcjellë Demokracia.com.

“Pushkët tona janë të viteve 1940. Nuk mund të qëlloni prej tyre. Ata dërgojnë studentë të zakonshëm në luftë”, citojnë mediat londineze të ketë thënë ushtarët rusë.

Videoja dyshohet se përfshin anëtarë të Brigadës së 15-të të Motorizuar, të cilët filmuan veten në pjesën e pasme të një kamioni pranë vendit të quajtur Sumy, afër kufirit me Rusinë, ku luftime të ashpra janë zhvilluar ditët e fundit.

Një i ri me një helmetë të ushtrisë ruse, e cila është shumë e madhe për kokën e tij, tregon veten dhe thotë: “Unë jam 18 vjeç”. Më pas ai ngrit një pushkë AK-47, e cila është parë te ushtarët sovjetikë në 1947, dhe ankohet: “Ne kemi pushkë automatike për të luftuar sistemin e raketave ‘Grad’, topa, predha mortajash. Shpërndajeni këtë video”. /Demokracia.com/

https://www.youtube.com/watch?v=gjHPZqd2Aco&t=2s

Të ngjashme