Lajme
Rritje e ndjeshme e turistëve grekë në Shqipëri
Demokracia
23:11 | 28 Korrik 2022

Share:

Pothuajse 200 mijë qytetarë grekë vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti duke qenë pjesë e më shumë se 2,5 milionë shtetasve të huaj që vizituan vendin ballkanik deri në fund të qershorit 2022, shkruan gazeta e njohur greke “Kathimerini”.

“Shifra e përgjithshme e mbërritjeve është 51,3% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021”, tha në një raport Instituti i Statistikave të vendit (INSTAT).

Vetëm në qershor, 876 mijë e 56 vizitorë të huaj mbërritën në vend, një rritje prej 45% nga viti në vit.

“Rritja më e madhe në bazë vjetore është regjistruar për shtetasit grekë, në masën 410%, pasi 199 943 prej tyre kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-qershor të këtij viti, pas kufizimeve të vitit të kaluar nga Covid-19”.

 

Të ngjashme