Lajme
Rritja e numrit të hetimeve| Ambasadorja Kim takon kreun e SPAK: Asnjë nuk është mbi ligjin
Demokracia
12:43 | 08 Prill 2022

Share:

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka takuar kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, duke mbështetur prokurorët dhe hetuesit për punën e bërë në kuadrin e reformës në drejtësi.

Kim në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se asnjë nuk është mbi ligjin, gjë që sipas saj duket nga numri i lartë i hetimeve, ndjekjeve penale dhe konfiskimeve të pasurisë, përcjell Demokracia.com.

“U takova sot me kreun e SPAK, Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë sjellë më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Kim.

Kim ka shkruar më tej se Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi.

“Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së si dhe kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi”, ka shkruar ajo./Demokracia.com/

Të ngjashme