Lajme
“Rritja e numrit të grave me shami” – ish-punëtorja me shami i kundërpërgjigjet avokatit Koci
Demokracia
17:29 | 25 Qershor 2022

Share:

Nora Huseinoviq-Veliu, ish-punëtorja e avokatit të njohur Arianit Koci i ka reaguar ish-shefit të saj, i cili ka thënë të shtunën se është shqetësuese fakti i rritjes së numrit të grave me shami.

Huseinoviq-Veliu në një postimin në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga ndonjë televizion që t’i ftojë në debat së bashku me avokatin Koci, përcjell Demokraica.com.

Ajo po ashtu ka kërkuar të dijë edhe arsyen se pse sipas Kocit qenka “shqetësuese”, rritja e numrit të grave me shami.

“Në këto rrethana në të cilat gjendemi, si qytetare e kësaj Republike, po vdes nga kureshtja, për me e dëgjua Avokatin e nderuar se, PSE, na qenka “shqetësues” ky Avancim (sipas meje) a Degradim (sipas tij) në sjelljen e kolektivit! Me kanë me ju pa hëjri një televizioni, e me na ftue pikërisht mue dhe Arianitin, në një debat televiziv, maaa ziiii tybe n’ish ba!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Kolegu im dhe ish-punëdhënësi im, Arianit Koci, si çdo qytetar tjetër n’këtë shtet, e gëzon lirinë e mendimit dhe lirinë e shprehjes!

Qenka mendim i të nderuemit, kolegut tim, se – rritja rapide e mbulimit të vajzave dhe grave në Kosovë qenka “shqetësuese”!

Avansimi dhe/ose degradimi i kolektivit në sjellje, në shkencën e sociologjisë thirret “Mostra e Sjelljes” apo “Pattern of Behavour”!

Kur sociologët të hasin në nji avansim a degradim të tillë të kolektivit në sjellje, i bajnë bashkë buzë e hunë, për me hulumtu e për me kuptu PSE po ndodh qajo që po ndodh!

N’kto rrethana n’të cilat gjindemi, si qytetare e ksëj Republike, po vdes nga kurreshtja, për me e dëgju Avokatin e nderuem se, PSE, na qenka “shqetësues” ky Avansim (sipas meje) a Degradim (sipas tij) në sjelljen e kolektivit!

Me kanë me ju paa hëjri nëi televizioni, e me na ftue pikërisht mue dhe Arianitin, në nji debat televiziv, maaa ziiii tybe n’ish ba!

Ama JO!

Sepse!

Ai i moçmi, moti e ka pasë thanë:

“Çohuni t’vdekun, se t’gjallët kanë vdekur kaherë!”/Demokracia.com/

Të ngjashme