Lajme
Rritja e çmimit të rrymës, Gërxhaliu: Shqetësuese heshtja e partisë në detyrë
Demokracia
23:58 | 23 Maj 2025

Share:

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet sërish në fund të këtij viti.

“Ne i kemi kapacitetet prodhuese të prodhuara në vitet 60/70-ta, dhe për 25 vjet ne nuk kemi qenë në gjendje t’i rrisim kapacitetet prodhuese, çmimi është rritë, po kam ndroj që çmimi do të rritet prapë në fund të vitit , sepse fati i furnizimit me energji elektrike nuk është në duart tona, por është në duart e të tjerëve”, tha Gërxhaliu.

Ai shton se është shqetësuese heshtja e partisë që është në detyrë, lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

“Ka mungesë të transparencës, ka mungesë të sinqeritetit, kjo heshtje dëshmon shumëçka. Vetë fakti që nuk dihet vlera e saktë të shtrenjtimit ësjtë arsyeja e parë, dhe lidhja e fuqishme e politike me operatorët për furnizim të energjisë elektrike është fakti i dytë”, tha tutje ekonomisti.

Gërxhaliu po ashtu shpreh shqetësim për bizneset, dhe dëmin që mund t’iu bëhet me shtrenjtimin e rrymës.

“Janë goditur themelet e ekonomisë kosovare, në veçanti të sektorit prodhues dhe atyre që ofrojnë shërbime”, tha ai.

Të ngjashme