Lajme
Rritja e çmimeve, inflacioni 13% shqetëson qytetarët
Demokracia
21:30 | 09 Shtator 2022

Share:

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin gusht 2022.

Sipas ASK-së, inflacioni i muajit gusht është rritur për 0.2 për qind në krahasim me muajin korrik të vitit 2022, ndërsa 13 për qind nëse krahasohet me gushtin e vitit të kaluar.

Siç thuhet në njoftim, lëndët djegëse si drutë e peleti janë shtrenjtuar për 6.3 për qind në krahasim me muajin e kaluar. 3.6 për qind janë ngritur çmimet për djathë dhe vezë, mallra dhe shërbime për shtëpi 2.3 për qind, ndërsa çmimi i bukës dhe i drithërave është rritur për 0.6 për qind.

Sipas ekonomistëve, kjo është barrë e rëndë për buxhetin familjar, teksa masat e qeverisë për inflacionin i shohin të pamjaftueshme.

Të ngjashme