Lajme
Rritja e çmimeve, Abdixhiku: Jemi në krizë dhe s’kemi Qeveri
Demokracia
18:37 | 10 Mars 2022

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, pas ngritjes së çmimeve.

Abdixhiku tha se paralizimi i Autoritetit të Konkurrencës, duke mos e zgjedhur bordin e këtij institucioni, ka krijuar këtë moskontrollim në tregje.

“Çmimi i vajit rritet në rekord botëror, sepse fiksimet e mashtruesve s’ka kush t’i kontrollojë. S’ka kush t’i kontrollojë sepse në njërën anë inspektorët e shtetit nuk janë askund; e në anën tjetër Autoriteti i Konkurrencës është i paralizuar e pa funksion. Sot bëhen 10 muaj që kur Qeveria praktikante e Kurtit ka lënë këtë institucion pa Bord, rrjedhimisht pa njerëz që nisin hetime apo marrin vendime në kohë krizash si sot”.

Kreu i LDK-së po ashtu tha se paralajmërimet që i ka ngritur subjekti i tij s’janë dëgjuar derisa rekomandimet janë injoruar.

“Është çmim i braktisjes së detyrave bazike shtetërore. Ne jemi në krizë. Dhe në këtë krizë nuk kemi QeveriMë 3 shkurt, si LDK kemi paralajmëruar Qeverinë për marrjen e masave në sigurim të grurit para shpërthimit të agresionit rus në Ukrainë. Asnjë reagim. Më 16 shkurt i kemi kërkuar Qeverisë të ofrojë një paketë masash fiskale që targetojnë inflacionin e lartë – më të lartin historik – në Kosovë. Asnjë reagim. Më 21 shkurt i kemi kërkuar Qeverisë të funksionalizojë sa më parë Autoritetin e Konkurrencës si preventivë për manipulimet e mundshme të çmimeve; me të njëjtat që po ballafaqohemi sot. Asnjë reagim.  Këtë javë, kemi dhënë rekomandime konkrete mbi masat që duhet marrë për zbutjen e përballueshmërisë; me theks të veçantë në reduktimet e TVSH-së e akcizës mbi derivate fillimisht e më pas dhe në produktet bazike. Rekomandimet tona u mbështetën nga të gjithë, përveç Qeverisë. Asnjë reagim. Qeveria, si ankuese e vështruese e krizës, po kontribuon në krizë!”./ Demokracia.com/

Të ngjashme