Lajme
Rritet zhgënjimi me LVV-në, një aktivist i saj i bashkohet PSD-së
Demokracia
20:08 | 05 Tetor 2022

Share:

Zhgënjimi i anëtarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon edhe më tutje.

Për shkak të udhëheqjes dhe mënyrës së trajtimit të shoqërisë nga ana e ekzekutivit, pakënaqësitë dhe zhgënjimi brenda Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon çdo ditë duke u rritur.

Së fundmi është ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Ferizaj, Florim Zeqiri, ai që i është bashkuar PSD-së.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Prodhues vendor nga Ferizaj, ish-anëtar i VV, i zhgënjyer nga politikat e gabuara të Qeverisë Kurti, iu bashkua PSD-së. Gjithandej qytetarët po na bashkohen, duke e parë qartë rrezikun që po i kanoset shoqërisë e shtetit tonë, nga një qeverisje me mendësi autoritare”, ka shkruar ai.

Ndryshe edhe gjashtë deputetë të qeverisë Kurti kanë dalë kundër tij. Fatmir Humolli, Eman Rrahmani, Alban Bajrami, Visar Korenica, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me vendimin e Qeverisë për mosekzekutim të pagave për mësimdhënësit që morën pjesë në grevë.

Të ngjashme