Lajme
“Rritet tatimi, pasurohet Martini”, Hisen Berisha i PDK-së i ha fjalët, takohet me Martin Berishajn dhe pritjen e tij e quan “vëllazërore”
Demokracia
22:39 | 21 Qershor 2024

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka takuar sot ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, i cili akuzohet për përfshirje në “skandalin financiar” që u zbulua në Slloveni, pasi mediat sllovene raportuan se ai ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, Robert Golob.

Deputetët e Vetëvendosjes sa ishin në opozitë, as nuk ua zgjasnin duart që t’i “shtërngonin” ato me deputetët e partive në pushtet, se lëre më të takoheshin me zyrtarë të dyshuar për përfshirje në afera korruptive. Por, e njëjta nuk vlen edhe për deputetin e PDK-së, Hisen Berisha.

Hiseni i PDK-së ka lënë anash të gjitha kritikat e tij të ashpra për Martin Berishajn pas publikimit të skandalit të tij.

Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e quaji “pritje vëllazërord” atë nga Martin Berishaj.

PDK dhe deputetë nga kjo parti vazhdimisht kanë kritikuar Qeverinë Kurti pas skandalit të ambasadorit Berishaj.

Postimi i tij i plotë i Hisen Berishajt:

Gjatë qëndrimit në Zagreb, i ftuar nga Fakulteti i Studimeve Kroate i Universitetit të Zagrebit, në simpoziumin shkencor ndërkombëtar me titull: “Rëndësia e kujtesës evropiane për të ardhmen evropiane – Krimet komuniste,” takova edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb, SHT Prof. Dr. Martin Berishaj, i cili më organizoi një pritje përtej protokollit diplomatik, bashkë me stafin e Ambasadës, Atasheun Shpend Zogajt, etj.

Një pritje vëllazërore dhe bashkëbisedim nga aty ku ka mbetur, për të mirën e kombit, shtetit dhe historisë. Natyrisht, për punën e mirë në shërbim të vendit dhe avancimin e statusit të shqiptarëve në këtë shtet aleat. Pesha intelektuale dhe akademike e diplomatit e ngrit edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit. E në këtë korelacion, autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë të vlerësimit. Ju faleminderit Ambasador për pritjen e dhuratën – librin!

Të ngjashme