Lajme
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Demokracia
16:17 | 08 Korrik 2022

Share:

Bordi i Transparencës ka ndryshuar katër herë çmimin e naftës gjatë kësaj jave.

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të premte që çmimi i naftës të jetë 240 lekë [2.0 euro] për litër, me një rritje prej 5 lekësh një ditë më parë.

Ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 233 lekë [195 euro] për litër me një rrije prej 6 lekësh.

Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe do të shitet 81 lekë [0.67 euro] për litër.

Çmimet e caktuara nga bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Korrik ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të ngjashme